Sa qytetarë ka aktualisht në Shqipëri? Drejtoresha e INSTAT: Të dhënat do të publikohen në qershor

Spread the love

Drejtoresha e Institutit të Statistikave (INSTAT), Elsa Dhuli hodhi poshtë të gjitha pretendimet në media se nga censusi i fundit që u zhvillua në fund të vitit të kaluar në Shqipëri janë vetëm 1.7 milionë qytetarë rezidencë. Shefja e statistikave deklaroi se ende nuk janë përpunuar të dhënat, të cilat zyrtarisht do të dalin në muajin Qershor.

“Nuk ka 1.7 milionë rezidencë, informacioni është i pasaktë. Ende nuk ka dalë numri ekzakt i rezidentëve në Shqipëri. Unë kam një staf të ngushtë dhe profesionist që po merret me përpunimin e të dhënave”, tha Dhuli.

Dhuli pranoi se ka pasur raste kur qytetarët kanë refuzuar të plotësojnë pyetësorin, por nuk konfirmoi për gjoba të vendosura pasi ende po analizohet procesi.

“Për një numër të saktë nuk mund ta them, kemi pasur raste të refuzimeve, në nivele minimaliste. krahasuar me vitet e mëparshme janë të vogla pasi ka qenë fushatë ndërgjegjësimi e madhe. Madje, kemi pasur raste të shumta në numër ku qytetarët kërkonin të bëheshin pjesë. Lidhur me gjobat, duhet ta analizojmë procesin, pastaj mund të fillojmë me procese të mëtejshme”, përfundoi Dhuli.

Në terren kanë qenë 7500 anketues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *