Myrto Uzuni shpallet “Lojtari më i mirë” në LaLiga 2 për sezonin 2022/23

Spread the love

Sulmuesi i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni, është shpallur “Lojtari më i mirë” në LaLiga 2 për sezonin 2022/23.

Uzuni ishte protagonist me fanellën e skuadrës së Granada që u ngjit në LaLiga.

Beratasi u shpall edhe shënuesi më i mirë i kampionatit me 23 gola.

Myrto Uzuni ka lindur më 31 maj 1995 në Berat. pas paraqitjeve të mira për ekipet shqiptare si Tomorri, Apolonia dhe laçi, ai u transferua në kampionatin krat me NK Lokomotiva.

Pas paraqitjeve të mira në këtë ekip, Uzuni më 7 gusht 2020, iu bashkua kampionëve hungarez të Frencvaros me të cilët luajti edhe në Ligën e Kampioneve.

Më 24 nëntor 2020, Uzuni shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në një humbje 2–1 jashtë fushe kundër Juventusit në sezonin 2020–21. Ky gol ishte goli i parë i pësuar nga Juventus kundër një skuadre hungareze në garat evropiane.

Gjithashtu Uzuni me Ferencvaros fitoi edhe kampionatin hungarez në sezonin 2020–2i.

Më 31 janar 2022, Uzuni u transferua te skuadra spanjolle e La Ligës Granada me një kontratë tre-vjeçare e gjysmë, ku sezonin e shkuar shënoi 23 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *