Mbi gjysmë milionë udhëtarë në portin e Sarandës

Spread the love

Mbi gjysmë milionë udhëtarë kanë zbritur në portin e Sarandës gjatë 2023.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Rama në konferencën për shtyp të Fundvitit me gazetarët.

“Më duket shumë domethënëse jo vetëm çfarë ka ndodhur, por për potencialin e jashtëzakonshëm që ka dhe për këtë arsye ne kemi hapur rrugën për një investim të rëndësishëm në Sarandë për portin e ri turistik”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se “jemi në procesin e vlerësimit të një transformimit edhe të portit ekzistues të Sarandës”.

Lidhur me Aeroportin e Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, Rama tha se “është ngjitur në krye krah për krah me aeroportin e Beogradit si aeroporti me numrin më të madh të pasagjerëve në rajon, diçka që ishte e paimagjinueshme deri disa vite më parë”.

“Ndërkohë që është aeroporti me rritjen më të madhe të pasagjerëve në klasifikimin e bërë nga Agjencia Evropiane e Aviacionit Civil për të gjithë Evropën”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *