Dokument/ Gjergj Luci, 400 milionë lekë të tjera vjedhje me fondet OLAF të BE; në total 1.3 miliardë lekë

Spread the love

Bashkë me ish drejtoreshën e AZHBR, Frida Krifcën, kanë mashtruar BE, duke i vjedhur në total 1.3 miliardë lekë të fermerëve, të cilat sipas dosjes së OLAF e BKH, nuk i ka përdorur për investime peshkimi, por i ka transferuar te familja e gruas së tij ukrainase…

Përveç Klodian Zotos të landfilleve e Lenc Gjikurisë të resorteve, në listën me emrat e oligarkëve, klientë të kryeministri Edi Rama që kanë zhvatur milionat e fondeve që BE dërgoi për bujqësinë, është edhe peshkatari trafikant Gjergj Luci.

Në dosjet që EUROJUST, Drejtësia Gjermane dhe Zyra Europiane Anti-mashtrim OLAF kanë dorëzuar në SPAK, si hajdute fondesh rezulton edhe firma “Rozafa” e Lucit të Bablokut.

Sipas dokumenteve zyrtare që ka zbuluar BE dhe dosjes së BKH, del se në periudhën 2019-2022, me vendime të Drejtoreshës së AZHBR, Frida Krifca, peshkatari Gjergj Luci ka marrë në total 1.3 miliardë lekë nga fondet bujqësore që ka dërguar BE për bujqësinë shqiptare.

Më 8 gusht 2023, “Pamfleti” publikoi një dokument zyrtar të AZHBR, për dhënien e 200 milionë lekë donacion falas firmës së peshkut “Rozafa Sh.p.k” për kultivim perimesh, duke e regjistruar Gjergj Lucin si bujk.

Po kështu publikuam dokumentin tjetër të AZHBR, që vërtetonte se me vendim të drejtoreshës Frida Krifca në qershor 2020 e mars 2021, firmës “Rozafa Sh.p.k” i janë 500 milionë lekë donacion falas nga fondet bujqësore të BE, për gjoja gjurmimin e peshkut gjatë pllenimit.

Sot po publikojmë një vendim tjetër, me Nr. Protokolli 1525/4, datë 23 maj 2019 të drejtoreshës Frida Krifca, më të cilin i ka dhënë firmës “Rozafa Sh.p.k” të trafikantit Gjergj Luci edhe 400 milionë lekë të tjera donacion falas, nga fondet bujqësore të BE.

Dokument/ Gjergj Luci, 400 milionë lekë të tjera vjedhje me

Në këtë vendim, që zyra Anti-mashtirm OLAF e BE, EUROJUST dhe SPAK e kanë regjistruar si provë krimi financiar, janë dy shkelje të rënda me përmbajtje vepra penale:

1. Firma “Rozafa Sh.p.k” është shpallur fituese e donacionit bujqësor 400 milionë lekë, pa dorëzuar dokumentet, kur BE e ka vendosur si kriter që fillimisht duhen paraqitur dokumentet pastaj të bëhet  aplikimi.

2. Sipas ligjit shqiptar dhe kriterit 3-1 të formularit të BE, aplikimin për donacione e kreditime nga fondet e BE, duhet ta bëjë vetëm pronari i kompanisë që kërkon financime.

Ndërsa Frida Krifca, ka lejuar që në emër të Gjergj Lucit e firmës “Rozafa Sh.p.k”, për 400 milionë lekët e në total për 1.3 miliardë lekët, të aplikojë dhe ti marrë Andon Nako, kapiteni i peshkarexhës “Rozafa 14”, i cili u arrestua për rrëmbimin e velierës në Sarandë.

Luci i Bablokut e deklaroi me mburrje që është hajdut, por nuk tregoi që ka bërë 3 herë burg si hajdut banesash e grabitës me dhunë, kur ka qenë “i vogël” 20-23 vjeç, ndërsa më pas kur u rrit, është marrë me trafikim kokaine e femrash bashkë me Pëllumb Gjokën, Roland Ziun, Artur Gjinin e Arjan Andonin.

Ndërsa në rastin konkret, bashkë me ish drejtoreshën e AZHBR Frida Krifcën, kanë mashtruar BE, duke i vjedhur në total 1.3 miliardë lekë të dërguara për bujqësinë, të cilat sipas dosjes së OLAF e BKH, Gjergj Luca nuk i ka përdorur për investime te peshkimi, por i ka transferuar në Ukrainë te familja e gruas së tij ukrainase. Kaq për sot o peshku Luc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *