“2 muaj pa marrë pagat”, punonjësit e Portit të Shëngjinit ngrihen në protestë

Spread the love

Mos marrja e pagave prej dy muajsh si dhe reforma në administratë që pritet të nis zbatimin në janar të 2024 ka ngritur në protestë punonjësit e portit të Shëngjinit.

Sipas tyre, kjo ndërmarrje ka shkuar drejt falimentimit nga keqmenaxhimi si dhe shtim të numrit të personelit në mënyrë fiktive.

Reforma prek rreth 40 punonjës të portit Shëngjin, por të larguarit pretendojnë se këto largime po bëhen në mënyrë selektive me prapavijë politike.

Pjesë e shqetësimit të tyre ju bashkia deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj e cila u kërkoj organeve të drejtësisë që të hetojë abuzimet në këtë ndërmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *