Kreu i SPAK godet qeverinë: Institucionet shtetërore nuk po raportojnë rastet e korrupsionit, referimet kanë rënë me 40%!

Spread the love

“Referimi nga këto institucione ka një tendecë të fortë rënie, që shkon deri në 40% krahasuar me vitin 2022”-tha Dumani.

Përpara trupës së KLP-së, kreu i SPAK, Altin Dumani teksa ka bërë bilancin e institucionit që ai drejton përgjatë 2023 ka ‘shënjestruar’ institucionet shtetërore, ku tha nuk po bashkëpunojnë me SPAK për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në lidhje me hetimin e krimit të organizuar SPKA ka ndjekur strategjinë e hetimit shterrues duke synuar shkatërrimin përfundimtar të tyre. Duhet nënvizuar se bashkëpunimi i institucioneve publike në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar është shqetësues. Nisur nga numri i referimit të veprave penale nga institucionet publike, duke përjashtuar policinë e shtetit ky numër është mjaft i ulët për vitin 2023 me vetëm 12 raste të referuara. Referimi nga këto institucione ka një tendecë të fortë rënie, që shkon deri në 40% krahasuar me vitin 2022. SPAK ka mbajtur të njëjtën qasje në 3 vitet e fundit” tha kreu i SPAK. 

Dumani ngriti shqetësimin e mbingarkesave me dosjet në SPAK, ku tha se duhet të rritet numri i oficerëve të BKH-së.  Dumani u shpreh se nuk mjaftojnë 60 hetues, një pjesë e tyre punojnë vetëm me përgjime.

Konstatojmë se kemi rritje të ngarkesës, sidomos kur vjen puna te bashkëpunimi me autoritetet e huaja, që ka fluks te madh shkëmbimi informacioni, leter porosi… ka rritje te madhe. Po shkojmë në një situatë që nuk po mundemi ti adresohemi, kujt ti delegojnë çështjet penale që kemi. 60 hetues të BKH-s, por një numër i tyre ështe i atashuar te qendra e përgjimeve, dhe nuk po kryejnë hetime. Shtimi i numrit te punonjësve te BKH, jemi në nje fazë ku s’kemi hetues për ti referuar çështjet penale që kemi nën hetim.“-tha kreu i SPAK.

Dumani shtoi se gjatë vitit 2023 janë sekuestruar e konfiskuar 41 milionë euro pasuri me origjinë kriminale.

“41 milionë euro është vlera e pasurive të sekuestruara e konfiskuara në vitin 2023. Nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën e 22.5 mln euro dhe 46 % të sekuestruara në vlerën 19 milionë euro’ tha Dumani

Gjithashtu është rritur numri i procedimeve penale të reja 16 % krahasuar me vitin 2022. 

Konkretisht ne 2023 janë regjistruar: 
201 procedime penale për korrupsionin 
85 procedime për krimin e organizuar
13 procedime për terrorizmin.

Pergjimet 

Përgjimet janë përdorur në 109 procedime për vepra penale të korrupsionit dhe 77 procedime për krimin e organizuar.

“Në total ka një rritje prej 91 % të interceptimit të pajisjeve fundore” tha Dumani.

Gjatë vitit 2023 janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta hetimore, ndërsa hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë, Franca, Maqedonia e Veriut e Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *