Kërkoi të marrë pjesë në Parlament, shtyhet seanca për Sali Berishën

Spread the love

Seanca në GJKKO për Sali Berishën ku do shqyrtohej kërkesa e tij për të marrë pjesë në seancat plenare është shtyrë për në datë 8.

Ish-kryeministri u përfaqësua në gjykatë, ku pritet të shqyrtohej kërkesa e tij, nga përfaqësuesit ligjorë.

Gjyqtarja Irena Gjoka e shtyu seancën me argumentin se fletëthirrjen që sot do të zhvillohej seancë gjyqësore e ka firmosur Argita Berisha dhe jo vetë ish-kryeministri.

Gjyqtarja thotë se duhet të jetë vetë personi në hetim që të firmosë fletëthirrjen që vërteton se ka dijeni që do të zhvillohet seanca. Kështu Gjoka vendosi që seanca e radhës të mbahet më 8 shkurt.

“Qëllimi i kësaj gjykate është djegia e mandatit të deputetit të Berishës”, tha avokati i liderit demokrat për mediat pas vendimit të togave të zeza për shtyrjen e seancës.

Sot është dekriptuar që qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Pse? Në kohën e marrjes së masave të sigurimit, masat ishin të pakomunikuara dhe ata i konsideronin të komunikuara. Sot ndodh e kundërta. Ndërkohë që fletëthirrjen e ka firmosur e bija, gjykata nuk e konsideron këtë si të njoftuar dhe e shtynë seancën. E gjitha shtyrja është për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese sepse i vetmi qëllimi i kësaj gjykatë dhe politikës që fshihet pas saj është djegia e mandatit të Berishës. Ajo është shtyrë për në datën 8 shkurt. Gjykata mori dhe kërkesën e katër për përjashtimin e Gjokës, ajo nuk dëgjon, sot ishte një qëndrim jo më dy standarde, por i shtatëfishtë”, tha Gjokutaj.

Sali Berisha është në arrest shtëpie për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.

Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *