Ishte shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Spread the love

40-vjeçari Marsel Gjoncaj është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “Catch”. Gjatë operacionit është kapur shtetasi Marsel Gjoncaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *