I dënuar me 16 vite burg për prostitucion, arrestohet 47 vjeçari nga Dibra; zbardhet emri

Spread the love

Një 47 vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Dibrës. Mësohet se 47-vjeçari Zabit Fisniku alias Artur Fisniku ishte dënuar me 16 vite burgim për prostitucion.

Ai u ndalua në aeroportin e Rinasit.

Në vitin 2005, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.

“Vijon zbatimi i planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

I dënuar me 16 vjet burgim, për trafikim të femrave për prostitucion, vihet në pranga 47-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën dhe PKK Rinas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The end”.

Gjatë operacionit, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Zabit Fisniku alias Artur Fisniku, 47 vjeç, banues në fshatin Trenë, Dibër.

Në vitin 2005, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 16 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *