Hyrja e Ana Kabashit në BBV3 acaron Vivien Thanon, e quan gënjeshtare

Spread the love

Edicioni i tretë i “Big Brother Vip” duket se premton shumë të papritura edhe këtë vit. 6 banorë të rinj iu bashkuan mbrëmjen e djeshme shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Arta Kabashi, Fation Kuqari, Dea Vieri, Klodian Duro, Albi Nako, Bardhi janë personazhet e rinj që nisën dje rrugëtimin e tyre në shtëpi.

Reagimet e shumta të publikut në rrjete sociale nuk kanë munguar as mbrëmjen e djeshme për banorët e rinj. I tillë ishte edhe komenti i Vivien Thanos në Instagram, ku nëpërmjet story-ve ajo po komentonte Prime-in. Komenti që ra më shumë në sy ishte ai kundrejt këngëtares nga Kosova, Arta Kabashi. Vivien shkruan gjatë klipit të saj të prezantimit:

“Filloi duke rrejt kjo pa hy Akoma”

Arta zgjodhi një hyrje një hyrje plot emocion nga oborri i shtëpisë së BBV e shoqëruar nga një prej balerinëve profesionistë të Top Channel, ndërsa performanca po shikohej nga banorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *