Noizy i kërkon falje vajzës së tij për shumë gjëra: Mbeten mes meje dhe asaj

Spread the love

‘Noku i Vogël’, është një nga këngët ‘hit’ ndër vite të reperit Noizy, i cili ia ka dedikuar vajzës së tij Leandrës. Që atëherë, reperi ka zgjedhur mos ta bëjë më publik imazhin e vajzës së tij, teksa nuk e shohim as në rrjete sociale apo intervista të tij.

Megjithatë, së fundmi ka bërë një përjashtim duke i kërkuar një falje publike. I ftuar në ‘1 Kafe me Labin’, ai u pyet se kujt do i thotë “Më fal” në këto momente? Dikujt që nuk ke mundur t’i qëndrosh afër dhe publikisht këtë funditvit e përmbyll duke i thënë më fal.”

Ai i kërkoi falje familjes së tij, për të cilën u shpreh se nuk kalon shumë kohë për shkak të angazhimeve, njerëzve që ka lënduar padashje, por mbi të gjitha vajzës së tij.

“Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku vogël, Leandra, së cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj”.-tha Noizy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *