‘S’jetoj dot pa ty’/ Përndiqte të renë, arrestohet kameramani i televizionit në Tiranë; i martuar dhe me fëmijë

Spread the love

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Threat 2” është vënë në pranga 45-vjeçari Gentjan Gega, i cili kishte përndjekur për një kohë të gjatë një 23-vjeçare duke i hapur asaj profile false në rrjetet sociale.

Policia njofton se në profilet false të rrjeteve sociale, 45-vjeçari shpërndante përmbajtje denigruese për të renë. Sipas uniformave blu, ai kishte përndjekur 23-vjeçaren online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.

E reja pasi ka marrë në mënyrë të vazhdueshme mesazhe të tipit “të dua, nuk jetoj dot pa ty”, ka bërë kallëzim pranë policisë dhe menjëherë Krimi Kibernetik ka nisur hetimet. Sipas të njëjtave burime, Gentjan Gega, rezulton i martuar dhe me fëmijë.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

‘Përndoqi për një kohë shumë të gjatë një shtetase, duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve, pas një hetimi shumë të shpejtë dhe profesional, të specialistëve për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim parandalimin e situatës së krijuar, vihet në pranga 45-vjeçari.   

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe e përniqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Threat 2 “, u ndalua shtetasi G. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.    

Nga verifikimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka rezultuar se ky shtetas, duke i hapur profile false, me përmbajtje denigruese, 23-vjeçares, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.  

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’, njoftoi policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *