Dështon sërish seanca për Laert Haxhiun, GJKKO përjashton avokatin e “bosit të krimit”

Spread the love

Ka dështuar sërish seanca për Laert Haxhiun. GJKKO ka vendosur përjashtimin e avokatit Detar Hysi si mbrojtës i Haxhiut. Shkak u bë prokura e babait te Laert Haxhiut i cili kishte sjellë në gjykatë ku i revokonte tagrat e përfaqësimit avokatit Hysi.

Dy avokatet e caktuar kryesisht nga gjykata Elvis Gorishti dhe Artan Simonin kërkuan sërish kohe për tu njohur me aktet e dosjes.

Gjykata u bëri me dije se kjo është hera e fundit që atyre ju jepet koha për tu njohur aktet e dosjes. Seanca u shty për në datën 18 dhjetor ora 11:00.

Gjykata relatoi se seancat për Laert Haxhiun do te jenë për pas çdo të hëne në orën 11:00. SPAK e akuzon atë për “masakrën e Lushnjës” e ndodhur ne shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Sipas SPAK në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares. Shkurti i shpëtoi breshërisë se plumbave pasi u ngrit nga tavolina ku ishin dy miqtë e tij qe humben jetën.

Laert Haxhiu është arrestuar në Greqi dhe është në pritje të vendimit të gjykatës së Apelit grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë. Po ashtu pak kohë më parë prokuroria e Elbasanit ka firmosur një urdhër arrest te dytë për Laert Haxhiun duke e akuzuar për 4 vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *