Përplasi për vdekje 21-vjeçaren, gjykata greke dënon me mbi 16 vite burg të riun shqiptar

Spread the love

Gjykata e Apelit në Selanik ka dënuar me 16.6 vite burg 27-vjeçarin shqiptar, i cili përplasi për vdekje 21-vjeçaren në Greqi.

Në gjykatë u dëgjuan rrethanat e ngjarjes, ku u evidentua se shqiptari drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë dhe kishte përplasur për vdekje të renë. Ai u shpall fajtor për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme me pasojë vdekjen, largim nga vendi i aksidentit dhe drejtim mjeti pa patentë.

Mbrojtja kishte kërkuar ndryshimin e akuzës së vrasjes në rrugë, por gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë.

Pas shpalljes së vendimit me 16.6 vite burg për shqiptarin, reagoi edhe nëna e viktimës, e cila ishte e pranishme në sallën e gjyqit.

“Kalofsh mirë”, iu drejtua shqiptarit, nëna e 21-vjeçares së ndjerë.

Ndryshe nga pretendimet e palës mbrojtëse, Prokuroria deklaroi në seancë se makina lëvizte me shpejtësi të lartë mbi normën e lejuar, ndryshe, argumentoi organi i akuzës, “nuk do ta kishte fluturuar në ajër këmbësoren”.

Si ndodhi ngjarja?

21-vjeçarja nga Chania, ishulli i Kretës, në mesnatë hipi në avion për të shkuar në Selanik, pasi do takohej me mikeshat dhe miqtë e saj atje. Pak pas orës 1 të mëngjesit, Ema, zbriti nga avioni dhe u nis për në shtëpinë e miqve të saj.

Kur kaloi rrugën Egnatia në qendër të Selanikut, ajo u “hodh” në ajër nga një makinë. Makina drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar. Por nuk mbaron me kaq, pasi e përplasi, 26-vjeçari u kthye mbrapsht dhe e shtypi sërish me makinë të renë. Pasi e tërhoqi zvarrë dhe e shtypi sërish, shqiptari u zhduk nga vendngjarja, së paku kështu pohuan dëshmitarët okularë.

Mjaftuan pak orë që i riu të vetëdorëzohej në polici ne shenjë pendese ku edhe kërkoi të komunikonte me prindërit e saj. Duke u justifikuar, i riu u shpreh se u largua nga vendi i ngjarjes sepse jetonte në Greqi pa letra. Ndaj tij ka nisur një procedim penale.

Në dëshminë e tij ai tha se ishte i shkatërruar nga kjo ngjarje dhe nëse viktima nuk do kishte tentuar të kalonte rrugën ‘Egnatia’ (aty ku gjeti vdekjen), asgjë nuk do të kishte ndodhur, mjaftonte që e reja të kalonte në vizat e bardha.

26-vjeçari, sipas ndjekjes penale të prokurorit, akuzohet për drejtim mjeti të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor (vepër penale), si dhe drejtim mjeti pa leje (kundërvajtje).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *