DEA amerikane vendos numër kontakti për qytetarët shqiptarë: Na tregoni trafikantët e drogës! 

Spread the love

SHBA nxit këdo që ka informacion ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në numrin e telefonit dhe në adresën e e-mailit që shihni në postimin e mëposhtëm.

Në kohën që shqiptarët po krijojnë gjithmonë e më tepër lidhje në vendet e origjinës së kokainës dhe po kryesojnë grupe kriminale për trafikun e saj në Europë agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë.

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar për herë të dytë në faqen zyrtare në Facebook njoftimin ku qytetarët mund të denoncojnë tek DEA rastet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

DEA nuk mjaftohet vetëm me partneritetin me Policinë shqiptare për të marrë informacione në lidhje me trafikantët me origjinë shqiptare, por ka vënë në dispozicion një numër telefoni për të kontaktuar në Whatsaap dhe një adresë e-maili për këdo që ka informacion  në lidhje me rritjen, prodhimin, shpërndarjen e drograve, krimin e organizuar apo pastrimin e parave të lidhura me drogën.

SHBA nxit këdo që ka informacion ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në numrin e telefonit dhe në adresën e e-mailit që shihni në postimin e mëposhtëm.

Sipas njoftimit të bërë nga ambasada e shteteve të bashkuara në Tiranë çdo informacion do të shqyrtohet menjëherë nga agjentët dhe stafi i DEA-s dhe do të ruhet anonimiteti o denoncuesit dhe të gjitha të dhënat e tij  do të mbahen të fshehta.

“Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.”- njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fposts%2Fpfbid0cuVTR47sT2fgkmMRrtNTRmympRi98dmnVXk21DqWou4Cev73j8PHvQQRXT12qs8al&show_text=true&width=500

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *