A do të jetë pasardhësja e Sali Berishës në krye të PD-së? Flet Argita Malltezi: Nuk kam ambicie politike

Spread the love

Pas fjalimit që mbajti në Kuvendin e Rithemelimit nëse do të bëhet pjesë e politikës Argita Malltezi, u tha gazetarëve se ajo gjithmonë ka qenë aktive dhe nuk ka ambicie politike.

“Gjithmonë i kam ndjekur që fjala ka veçanti sepse e tillë është situatë.  Kam qenë gjithmonë aktive në Partinë Demokratike, nuk kam ambicie për shumë por që të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Ne duhet të reagojmë dhe unë këtë jam munduar të bëj sot. E keqja bëhet imponuese kur ti e ke nënvlerësuar.”

Si asnjë herë më pare vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, ishte e pranishme këtë të shtunë në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit, ku tha se Shqipëria po rrezikon të shkojë në një diktaturë të dytë.

Në fjalën e mbajtur para delegatëve demokrat ajo tha se ndihet mirënjohëse që është pjesë e Kuvendit, por shprehet se diku “kanë gabuar” pasi ndërsa rendën pas ekonomisë, vendi po rrezikon te shkojë drejt diktaturës.

Kjo situatë sipas saj nuk përkthehet dot më si një zgjedhje, por si nënshtrim.

“Jam mirënjohëse që jam këtu sot, jo vetëm si demokrate, por edhe nënë e 4 fëmijëve dhe si përfaqësuese e shtrezës së mesme. Diku ne gabuam. Secili prej nesh rendi drejt ekonomisë, por ne rrezikojmë që të biem në diktatorë të ngjashme me diktaturën e dikurshme. Kjo nuk quhet zgjedhje, por nënshtrim”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *