Bojkotuan Kuvendin e Rithemelimit, Salianji apel Berishës: Hapu rrugën të rinjve, opozita ka nevojë për bashkim

Spread the love

Teksa sot ish-kryeministri Sali Berisha thirri Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit ku do të kërkojë votëbesimin për t’u zgjedhur kryetar i PD-së, disa figura demokrate me peshë kanë munguar.

Pas fjalës së Berishës , ka reaguar edhe deputeti Ervin Salianji i cili mungoi në Kuvendin Kombëtar.

Salianji  i ka bërë apel Berishës tu hapë rrugë të rinjve për drejtimin e partisë.

‘Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme! Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot!
Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë!’, shkruan Salianji në reagimin e tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *