Vilma Nushi bie në ‘rrjetën’ e mashtruesit Florian Gjergji, 3 persona i marrin drejtoreshës së saj 50 mijë euro

Spread the love

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i dy personave ditën e sotme të cilët tentuan të mashtronin një biznesmene, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.

Mësohet se dy të rinjtë tentuan të mashtrojnë biznesmenen Vilma Nushi.

Ndërkohë, pas skemës së mashtrimit fshihet sërish Florian Gjergji, supermashtruesi që dyshohet se jeton në Gjermani dhe nga atje përgatit skemat për të grabitur paratë e biznesmenëve.

Të arrestuarit, Alban Gjoni dhe Rudor Balla, me personin e tretë të shpallur në kërkim, kanë komunikuar me një drejtoreshë të biznesit të Vilma Nushit. Mashtruesit, të drejtuar nga Florian Gjergji, i kanë kërkuar drejtoreshës 50 mijë euro, duke iu prezantuar si pronarja e saj.

Ato i kanë thënë që paratë t’i sillte afër qendrës së Tiranës dhe një person tjetër do t’i merrte për llogari të Nushit. Paratë janë dorëzuar dhe autorët janë larguar.

Në momentin që drejtoresha është takuar me Vilma Nushin, është kuptuar që kanë rënë pre e një mashtrimi dhe më pas është bërë denoncim. Krimi Ekonomik ka mundur të identifikoj personat që kanë kryer mashtrimin dhe është sekuestruar një pjesë e parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *