Milot Rashica rikthehet me supergol, trajneri që shkroi historinë me Portugalinë debuton me fitore

Spread the love

Beshiktashi i ka bërë një start të dobët këtij sezoni në kampionatin turk, gjë që ka sjellë edhe ndryshime të vazhdueshme në formacionin e skuadrës, por edhe në pankinë. Pak ditë më parë, klubi i njohur turk zyrtarizoi afrimin e portugezit Fernando Santos në pankinën e tij.

Ndeshja e parë e tij në drejtim ishte sot, në transfertën përballë Rizesporit që kërkon Ernest Muçin, e cila u mbyll me një fitore bindëse për skuadrën e qytetit të Stambollit me shifrat 4-0.

Gjithçka nisi me një supergol të Milot Rashicës në minutën e 4 të sfidës, kur anësoi i sulmit të Kosovës lëshoi një predhë të pakapshme nga jashtë zonës, duke kaluar shpejt në avantazh skuadrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *