Inceneratorët, Braimllari: Veliaj në shërbim të bosëve, SPAK ta marrë të pandehur

Spread the love

Refuzimi i amendameteve të këshilltareve të Partisë së Lirisë për reduktimin e taksave vendore në Tiranë, për Endrit Braimllarin dëshmojnë se vizioni i Veliajt, nuk është në interes të qytetarëve por në interes të bosëve të inceneratorëve. 

Në një deklaratë për mediat, Braimllari tha se qytetarët në vitin 2024 do të përballen me një politikë fiskale që është vetëm në shërbim të Erion Veliajt, drejtorëve të tij që nuk kthehet në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Tiranës.

Ai shkruan se qytetarët janë të qartë që nuk ka incenerator megjithëse Veliaj ka parashikuar 16.7 milionë euro.

Gjithashtu i bën thirrje SPAK të marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës që sipas tij po thellon abuzimin me 15 hektarë ndërtim pa leje.

Deklarata e plotë e Endrit Braimllarit:

Të nderuar qytetarë, refuzimi i amendamenteve të propozuar nga këshilltarët e Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës, tregojnë qartë mungesën e vullnetit për të kthyer vëmendjen tek qytetarët.

Amendamentet e propozuara nga Partia e Lirisë kishin të bënin me uljen e barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset në Tiranë.

Përmirësimin e administrimit të taksave dhe tarifave vendore nga bashkia.

Propozimet tona kishin të bënin me uljen e shpenzimeve të panevojshme, shpërdorimin e luksit administrative dhe aferat e mëdha korruptive.

Propozimet tona rrisnin mbështetjen për zhvillimin ekonomik dhe politikave sociale dhe fokusonin vëmendjen e bashkisë tek biznesi i vogël dhe i mesëm, mbështetjen për rininë dhe fuqizimin e bujqësisë dhe agroturizmit.

Partia e Lirisë në këshillin bashkiak të Tiranës propozoi:

Uljen me 50% të nivelit të taksës së tabelës për efekt reklamimi në formë elektronike.

Uljen e nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 8% në 4% të vlerë së investimit.

Përgjysmimi i tarifës për bizneset.

Reduktimi i tarifës për marrjen e një leje punimi nga 1% të investimit për leje ndërtimi në 0.5% të investimit.

Reduktimin e tarifës për zënien e hapësirave publike nga 200-1500 m2 që është aktualisht në 100-750 lekë për metër katrorë.

Uljen me 50% të tarifës së parkimit publik.

Uljen e çmimit aktual të ujit për abonentët familjarë nga 65 lekë për metër kub në 43 lekë për metër kub.

Refuzimi i këtyre amendamenteve tregon që vizioni i Bashkisë së Tiranës nuk është qytetari por inceneratori i Tiranës që nuk ekziston.

Qytetarët në 2024 do të përballen me një politikë fiskale që është vetëm në shërbim të Erion Veliajt, drejtorëve të tij që nuk kthehet në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Tiranës.

Afera korruptive e inceneratorit do të vazhdojë të zërë, zërin kryesor në buxhetin e Erion Veliajt dhe pse është nën sekuestro nga SPAK-u.

Qytetarët janë të qartë që nuk ka incenerator megjithatë Erion Veliaj ka parashikuar 16.7 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston.

Afera korruptive e denoncuar nga Partia e Lirisë për ndërtimin pa leje në landfillin e Tiranës, një ndërtim pa leje në territorin e Bashkisë së Tiranës që ka zënë 15 hektarë tokë, që përdoret për interesat e Bashkisë së Tiranës.

SPAK duhet të marrë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn i cili ka firmosur në kundërshtim me ligjin duke i hapur rrugë koncesionit të inceneratorit dhe vazhdon dhe thellon abuzimin e tij me 15 hektarë ndërtim pa leje.

Hetimi sa më i shpejtë dhe i thelluar i SPAK i shërben interesit të qytetarëve të Tiranës të cilët vidhen çdo ditë por ende nuk kanë marrë drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *