Rindërtimi i skemës së vrasjes së Pjerin Xhuvanit, bllokohet rruga në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan

Spread the love

Tre ekspertë rikthehen sot në vendin e krimit në Elbasan për të rindërtuar skenën e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, tre vite pas ngjarjes së rëndë, autor i të cilës dyshohet ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj.

Ditën e sotme në Elbasan do të rindërtohet skema e vrasjes se Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021.

Ashtu siç urdhëroi Apeli, ekspertët do të rindërtojnë skenën e krimit, ndërsa policia e Elbasanit që prej mbrëmjes së djeshme ka rrethuar me shirit rrugën në lagjen ‘5 maji’ në Elbasan, ku ndodhi edhe ngjarja.

Apeli ka përcaktuar Arjan Hakon, ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertë të pavarur, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, që të rindërtojnë skenën e krimit ku u vra Xhuvani.

Ata duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.

Eksperti i Policisë së Shtetit ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në këtë proces, pasi nuk ia lejon rregullorja e punës.

Paplekaj është dënuar me 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prill të vitit 2021 pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ai ka kërkuar edhe rikualifikim të veprës penale nga “vrasje me dashje” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *