Përgjimet e ‘SKY ECC’, Çollaku bën deklaratën e fortë: Të përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë!

Spread the love

Çollaku u shpreh se SPAK ka më shumë informacione për gjyqtarë e prokurorë që janë në sistem dhe që janë pjesë e hetimeve.

Në këto kushte ai tha se do të jetë shumë e vështirë që Prokuroria e Posaçme të veprojë pasi bëhet fjalë dhe për ortakët e tyre.

“Ka diçka që nuk e kuptoj shumë mirë nga SPAK. Ata kanë dijeni mijëra herë më mirë se ne se gjyqtarë, prokurorë, që janë në sistem, që janë pjesë e këtij investigimi, atyre do ju shkojnë dosjet për vendimmarrje më vonë, atëherë si do t’i dënojnë këta ortakët e tyre? A duhet të fillojmë njëherë pastrimin e brendshëm, që kur të na vijë një çështje për të marrë vendim mos të kemi siklete,”.

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC ka çuar në goditjen e një tjetër grupi kriminal duke vënë në pranga ish-zëvendës drejtorin i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani;    shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukësi.

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim: Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit,  biznesmeni Ervin Mata, vëllai i gruas së Eralbi Breçanit;  Albert Prenga; Ismail Zeneli; Bajram Grabova e Artan Sulejmani. 

Ndërkohë është caktuar masë sigurie detyrim me paraqitje për Jonida Babameto me detyrë oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *