Ndahet nga jeta aktori i njohur Zef Deda, lamtumirë ‘Kunati i shokut Xhemal’

Spread the love

Aktori i njohur i humorit Zef Deda është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 73-vjeçare.

Artisti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Deda ka ndërruar jetë në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet nesër, të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin Migjeni.

Lajmi për humbjen e aktorit u bë i ditur nga djali i tij, Julian Deda, i cili në profilin e tij të Instagramit ka publikuar një fjongo të zezë dhe menjëherë kanë nisur ngushëllimet.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Ai u shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike, ai arrin të realizojë qindra figura artistike, ku spikati me personazhin e famshëm ‘Kunati i shokut Xhemal’.

Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran. Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.

Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem: Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

Ndahet nga jeta aktori i njohur Zef Deda, lamtumirë ‘Kunati i shokut
Ndahet nga jeta aktori i njohur Zef Deda, lamtumirë ‘Kunati i shokut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *