Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi thirrje SPAK-ut: Më 25 prill e ke Veliajn në Holandë te kompania mëmë e inceneratorit

Spread the love

Në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi i bëri thirrje SPAK-ut se më 25 prill, Erion Veliaj do të jetë në Holandë.

Sipas tij, Veliaj ka frikë nga drejtësia.

“Më datë 25 prill, ky individ po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill.

Në Holandë së bashku me prestanomët e tij dhe hajdutët e tij që ka vendosur për të vjedhur taksat nga inceneratori!

Ku keni parë një institucion tjetër në botë, ku titullarët, nëpunësit publikë, janë të gjithë nga i pari te i fundit, biznesmenë?!

Ku keni parë një nëpunës publik që paguhet me 700 euro në muaj, të ketë kompani që vlejnë dhjetëra milionë euro?!

Në këtë institucion, prapa këtyre mureve, fshihet një frikacak që ka frikë nga ju, nga qytetarët, po mbi të gjitha ka frikë nga drejtësia se ka kryer shumë krime”, tha Këlliçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *