Paralizohet kalimi i kufirit në Kakavijë, shkak protestat e fermerëve në Greqi

Spread the love

Rruga nacionale Kallpaq – Janinë do të bllokohet sërish për shkak të protestës së fermerëve, ka njoftuar policia kufitare greke.

Një ditë ma parë, rruga u bllokua për 3 orë, ndërsa u bë më dije se kjo situatë do të zgjasë për tre ditë.

Ndërkaq nënvizohet se qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.

Policia Kakavijë bën me dije se: “Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë. Ju faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *