Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, një i vrarë dhe një i plagosur

Spread the love

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Sipas Policisë së Tiranës, autori i dyshuar është 70-vjeçari Maliq Marku, i cili ka qëlluar me armë dhe ka vrarë 55-vjeçarin Shefqet Hasa si dhe ka plagosur 50-vjeçarin Besim Keqa.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.

Nga burime policore mësohet se personat e përfshirë në konflikt janë komshinj dhe se debati dyshohet të ketë nisur për motive pronësie.

Policia bën me dije se i plagosur ndodhet nën kujdesinë mjekëve, teksa po hetohet për shkaqet e ngjarje. Pritet dëshmia e autorit për të hedhur më tej dritë.

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç. Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *