Shtëpia u shkrumbua e gjitha, zbardhen detaje kush ishte 57-vjeçari që ndërroi jetë në Tiranë

Spread the love

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 57-vjeçar humbi jetën pasi banesa në të cilën jetonte në Tiranë është shkrumbuar nga flakët.

Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Ramazan Duka.

Sipas raportimeve, ai jetonte prej rreth një viti në këtë banesë me qira së bashku me familjen e tij, ndërsa mbrëmë ka qenë vetëm në banesë.

Mësohet se banesa është djegur e gjitha, të treja dhomat.

Ngjitur viktima ka pasur dhe dy familje të tjera, të cilët në momentin e ngjarjes nuk kanë kuptuar asgjë. Ka qenë policia që i ka lajmëruar se çfarë ka ndodhur.

Komshinjtë thonë se nuk e njohin për shkak se është i ri në pallat, ndërkohë viktima ishte i pa pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *