Skandali me dializën/ Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike; qeveria asnjë kontroll

Spread the love

KLSH ka konstatuar se koncesionari është lënë të livadhisë i lirë. MSH nuk ka bërë asnjë kontroll, teksa mungon investimi në pajisje. Po ashtu përdor mjekët e spitaleve publike…

Kontrolli i Lartë i Shteti ka gjetur një mal me shkelje për ofrimin e dializës në vend. Janë të shumtë ata që kanë probleme me veshkat dhe për fatin e tyre të keq duhet të bëjnë dializë.

Qeveria vendosi që këtë shërbim ta ushtrojë privati. Koncesioni  u dha në vitin 2015 te kompania “Dia Vita”, pas së cilës fshihet Spitali Amerikan. Por KLSH në një auditimin që ka bërë, ka zbuluar se deri një vit më parë, ndaj koncesionarit nuk është bërë asnjë kontroll se si e ka zbatuar kontratën.

Nuk ka patur monitorim të vazhdueshëm nga institucionet përgjegjëse (MSHMS dhe FSDKSH) për zbatimin e kontratës së koncesionit dhe kontratave të tjera të lidhura ndërmjet institucioneve në varësi të FSDKSH për ofrimin e shërbimit të Hemodializës. Sipas programit kombëtarë mbi parandalimin, zbulimin e hershëm dhe mjekimin e sëmundjeve kronike të veshkave në Shqipëri, i hartuar nga qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, shërbimi, nefrologji-dialize-transplant, duhet të kryet monitorim vjetorë për protokollin e ndjekur të hemodializës, FSDKSH duhet të ketë në përbërje një mjek nefrolog në grupet e kontrollit. Faktikisht monitorimi që kryen FSDKSH nëpërmjet drejtorive rajonale për qendrat e HD bëhet vetëm për elementet financiare të numrit të seancave. Gjithashtu edhe MSHMS nuk e ka monitoruar në mënyrë periodike sipas kërkesave të kontratës koncensionare shërbimin e kryer nëpër spitalet publike”, thekson KLSH.

Sipas raportit, MSHMS në rolin e autoritetit kontraktor, monitorimin e shërbimit të dializës të ofruar nëpërmjet PPP e ka filluar në vitin 2022, pra rreth 7 vite nga fillimi i ofrimit të shërbimit nga koncensionari. Po ashtu KLSH ka konstatuar se kemi të njëjtin skandal si me Check Up, për këtë shërbim që e ofron privati, përdoren mjekët e spitaleve publike.

Grupi i auditimit gjatë fazës së terrenit u shoqërua nga DRF në disa vizita në qendrat e dializës në Elbasan, Berat, Fier, Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë ku konstatoi se përgjithësisht, mjekët nefrolog të cilët mbulonin shërbimin për qendrat e dializës ishin të njëjtët që shërbenin në spitalet publike. MSHMS nuk ju përgjigj pyetjes se “Cilat kanë qenë arsyet që nuk është ngritur grup pune dhe nuk është monitoruar periodikisht shërbimi i hemodializës i ofruar nëpërmjet kontratës koncesionare?””, thekson KLSH.

Skandali tjetër është se Spitali Amerikan nuk ka investuar në pajisje dhe infrastrukturë. Sipas KLSH, kontrata shprehet se ai duhet të investojë dhe në fund të marrëveshjes pajisjet dhe gjithë investimi i kalon shtetit.

Sipas kontratës së koncensionit, ri investimit në pajisje mjekësore do të behet 100% dhe do të fillojë në 4 vitet e fundit. Koncensionari nuk ka filluar të ri investojë në pajisje mjekësore edhe pse kontrata e koncesionit është futur në vitin e tetë të zbatimit. Pajisjet mjekësore, mbas përfundimit të kontratës do mbeten prone e spitaleve publike”, thekson KLSH.

Tjetër konstatim është se nuk bëhet identifikimi i disa pacientëve kronik të cilët janë projektuar që shërbimin do ta kryejnë pranë qendrës së dializës së koncensionarit, por kanë zgjedhur që shërbimin ta kryejnë pranë qendrave të tjera të dializës që mbulohen nga spitali jopublik, ç’ ka krijon premisa për pagesë të dyfishtë të një seance dialize. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *