Legjenda e Gurit të Përmetit

Spread the love

Cili është simboli i Përmetit? Nëse ju e vizitoni për herë të parë këtë qytet, dhe ja bëni këtë pyetje një përmetari, me siguri përgjigja do të jetë: Guri i Qytetit.

Përfytëroni një shkëmb 42 metra të lartë dhe me sipërfaqe 650 metra katror, që ka “hapur” themelet buzë Vjosës. Kur e pa Edith Duram tha:” Një nga vendet më të bukura në botë!” Të jetë shkëputur shkëmbi nga mali i Dhëmbelit? Ndoshta. Këtë thonë gjeologët. Por legjenda flet ndryshe: Gur perëndie. Ka ardhur si dhuratë nga qielli, për t’i dhënë edhe emrin qytetit. Kush beson në legjenda, le të lexojë historinë.

Kryezoti i krahinës Prendi, që i dha emrin qytetit, kishte ndërtuar mbi Gurin e Qytetit një kala. Sot kalaja është rrafshuar. Kanë mbetur muret, dëshmi e legjendës. Ishte fundi i shekullit XIV.

Ushtria e Sulltan Mehmetit, pushtoi Janinën. Pas Janinës i erdhi radha Përmetit. Prendi kishte vdekur. Kryezot i qytetit ishte nipi i tij, Gjergji. Kishte një vajzë, Diestrën me foshnjë në gji. Një natë turqit mbritën në qytet. Kryezoti ishte jashtë tij. Në kështjellë ishte vetëm vajza.

Turqit kërkuan çelsat e fortesës dhe dorëzimin e vajzës. Diestra mori në dorë djepin me djalin dhe u hodh nga maja e shkëmbit. Në rrëzë të Gurit të Qytetit, gjendet një gur i lëmuar ku u përplas Diestra. Mbi gur disa shënja: Dora e foshnjës ose vijat e djepit. Këtë thotë legjenda.

Galeria fotografike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *