Fotografohen hijet misterioze në unazat e Saturnit

Spread the love

Teleskopi hapësinor Hubble ka fotografuar disa imazhe të reja të hijeve misterioze në unazat e Saturnit, të quajtura “njolla” që vazhdojnë të habisin shkencëtarët.

Fotoja e publikuar nga NASA është shkrepur më 22 tetor kur Saturni ndodhej rreth 1.37 miliardë kilometra larg. Teleskopi ka më shumë se tre dekada që orbiton disa kilometra larg siëprfaqes së Tokës.

Astronomët kanë qenë në dijeni të njollave në unazat e Saturnit që duket sikur ‘rrëshqasin’ përgjatë tyre dhe më pas vihen re në vende të ndryshve, në varësi të pozicionit të planetit gjatë kohës që përshkon orbitën e vet.

Gjatë viteve, vëzhgimet kanë treguar se numri dhe shfaqja e njollave varen nga cikli stinor i Saturnit që ndryshon çdo 7 vjet. Sipas NASA, njollat duken të vogla në foto por mund të jenë më të mëdha se Toka në diametër dhe gjerësi.

Shkencëtarët po përgatiten që ta studiojnë fenomenin ende të pashpjeguar në pikën e tij më kulmore për të mësuar sekretet. Kjo do të ndodhë në ekuinoksin vjeshtor të Saturnit, në maj 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *