Zelensky zbardh takimin me Ramën: Nënshkruam marrëveshje Shqipëri-Ukrainë për prodhim armësh!

Spread the love

Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelensky përmes një statusi në rrjetet sociale ka zbardhur bisedën me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.

Ai ka shpreh mirënjohjen ndaj vendit tonë për qëndrimin ndaj Ukrainës.

‘Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.

Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë.

Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.

I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.’, shkruan Zlensky në reagimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *