Vrasja për pazaret e drogës në Gjermani, policia: Viktima është shqiptar

Spread the love

Pak ditë pasi u gjet një trup në Kaltenkirchen në Gjermani, policia ka bërë të ditur se është gjetur identiteti i viktimës. Identiteti i viktimës siç njofton policia, lidhet me një 27-vjeçar shqiptar.

Trupi u gjet të shtunën në mbrëmje jo shumë larg banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen. Sipas policisë, ai ka marrë një plagë me armë zjarri. 

Sipas informacioneve në media, shqiptari mësohet se nuk kishte vendbanim të përhershëm, por ai ishte i njohur për policinë.

Ndër të tjera, është e paqartë se ku është vrarë saktësisht 27-vjeçari dhe si ka mbërritur trupi në Kaltenkirchen. Pas informacioneve për një incident në Uetersen (rrethi Pinneberg), policia kriminale e Itzehoe arrestoi të dyshuarin e mitur, një 17-vjeçar shqiptar. Të dielën, me kërkesë të prokurorit publik, gjykata e qarkut Itzehoe lëshoi ​​një urdhër-arresti ndaj 17-vjeçarit me dyshime të forta për vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *