Vrasja e dyfishtë në Korçë, motra e Emiljano Pines prek me fjalët: Si më le vetëm o vëllaçko!

Spread the love

Emiljano Pine nga Korça, 40 vjeç u vra nga 61-vjeçari, Ilo Lluka, për trashëgiminë e shtëpisë.

Pas vrasjes së 40-vjeçarit, Lluka qëlloi edhe veten, duke humbur jetën në vend. Për vrasjen e Emiljanos ka reaguar edhe e motra përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Ma dogje zemren o xhani motreeeeeessssss drita e syrit tim,si me le vetem o vellackooo, Dhe pse nuk je me ti do mbetesh gjithmone krahu im i djathte, Do me mungosh gjithmone, deri diten qe do te te vij prane.”, shkruan ajo.

40-vjeçari Emiljano Pine, kishte lënë lokalin ku pinte kafen në lagjen 18 të Korçës dhe po komunikonte me një person tjetër.

Në këto momente i afrohet Ilo Lluka, 61-vjeçari thotë disa fjalë dhe nxjerr menjëherë armën duke qëlluar 4 herë ndaj Pines. Më pas shtie edhe mbi vetën.

40-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtojë. Shkak për ngjarjen mbetet konflikti për trashëgiminë e një apartamenti.

Vendimi i babait të autorit për t’i lënë trashëgimi një apartament Emiljano Pines, që ishte djali i kujdestares së tij, nuk pranohej nga 61-vjeçari.

Ky i fundit jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer në atdhe dhe mbrëmjen e së mërkurës shkoi në lokalin ku po qëndronte Pine.

Banorët e lagjes ku dhe ndodhi ngjarja tregojnë momentet kur edhe dëgjuan të shtënat.

“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”, tregon një prej banorëve.

61-vjeçari Lluka njihej si përdorues i rregullt i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjeko ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *