Festat e fundvitit/ NASA publikon një foto të vërtetë nga hapësira

Spread the love

Në një imazh të ri të NGC 2264 nga Observatori i NASA-s me rreze X, Chandra, bëhen të qarta pamjet e një peme kozmike që formohet nga një numër i madh i yjeve.

Ky grumbull yjesh, me moshë dhe madhësi të ndryshme, ndodhet rreth 2500 vite dritë larg nga Toka. Madje, thuhet se madhësia e disa prej tyre shkon deri në shtatë përmasa diellore.

Forma e kësaj peme kozmike jep iluzionin e një peme të Krishtlindjes, me yjet që shkëlqejnë si drita dekorative.

Për të theksuar ngjashmërinë me pemën, të dhënat optike nga teleskopi tregojnë edhe gazin dhe mjegullnajën e gjelbër me rreze të kuqe.