Paralajmëron Presidenti palestinez: Izraeli do të mbajë përgjegjësi, po planifikon largimin e njerëzve nga Gaza

Spread the love

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka dalë kundër planeve të Izraelit për një përshkallëzim ushtarak në Rafah, në jug të Gazës.

Presidenca palestineze paralajmëroi se masa synon të dëbojë palestinezët nga toka e tyre.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte urdhëruar ushtrinë e tij të zhvillonte një plan të dyfishtë për të evakuuar civilët nga qyteti, lagjia e fundit ku banorët e Gazës kanë gjetur strehim dhe për të mposhtur batalionet e mbetura të Hamasit.

Abbas është kreu i Autoritetit Palestinez, i cili ushtron vetëqeverisje të pjesshme në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Presidenca e tij njoftoi se përgjegjëse për pasojat e planit do të ishte si qeveria izraelite ashtu edhe SHBA.

Ai i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së t’i konsiderojë pasi duke marrë këtë hap, Izraeli kërcënon sigurinë dhe paqen në rajon dhe botë dhe kalon të gjitha vijat e kuqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *