Nis lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli fillon hakmarrjen ndaj Iranit

Spread the love

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se sistemi i mbrojtjes është aktivizuar në disa provinca. Tre drone u shkatërruan pak pas mesnate në qiellin mbi Isfahan, thotë TV shtetëror iranian

Izraeli ka kryer një operacion në Iran gjatë mbrëmjes, njoftojnë mediat e huaja, duke lëshuar dronë.
Zyrtarët izraelitë kishin njoftuar Amerikën se sot do të vinte përgjigja ndaj sulmit të disa ditëve më parë të Iranit.

Mediat ndërkombëtare raportuan, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan, se Izraeli kishte lëshuar raketa kundër Iranit. 

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se sistemi i mbrojtjes është aktivizuar në disa provinca. Tre drone u shkatërruan pak pas mesnate në qiellin mbi Isfahan, thotë TV shtetëror iranian.

Transmetuesi shtetëror raportoi se rreth orës 12:30 me orën lokale u panë tre dronë në qiell mbi Isfahan, dhe mbrojtja ajrore u aktivizua duke i shkatërruar. 

Kufizimet ajrore u hoqën pas raportimeve, duke hapur rrugën për rifillimin e fluturimeve të rregullta në të gjitha aeroportet e tij.

Më herët, agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike, raportoi se autoriteti i aviacionit civil të vendit njoftoi heqjen e kufizimeve të fluturimeve në shumicën e aeroporteve.

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA po citon një zyrtar të lartë ushtarak të paidentifikuar të ketë thënë se shpërthimet e së premtes në mëngjes të dëgjuar në Isfahan kishin lidhje me një “aktivitet të mbrojtjes ajrore” mbi qytet.

Komandanti i Isfahanit tha se ushtria qëlloi në “objekte të dyshimta” në zonë.

Ambrey, një firmë sigurie britanike, thotë se anijet tregtare që kalojnë tranzit në “Gjirin Arabik dhe Oqeanin Indian Perëndimor” u këshilluan të qëndronin vigjilent në rast të rritjes së aktivitetit të mjeteve ajrore pa ekuipazh në rajon.

CNN ka raportuar më parë se Izraeli i tha SHBA-së se përgjigja e tij do të ishte e kufizuar në shtrirje. Inteligjenca amerikane kishte sugjeruar se Izraeli po peshonte një sulm të ngushtë dhe të kufizuar brenda Iranit, sepse ata ndjehen sikur duhet të përgjigjen me një veprim kinetik të një lloji duke pasur parasysh shkallën e paprecedentë të sulmit iranian.

SHBA i ka kërkuar Izraelit të mos përgjigjet ndaj sulmit iranian të fundjavës së kaluar, të cilin presidenti Joe Biden të enjten e quajti “të paprecedentë”. SHBA “nuk ndezi dritën jeshile” një përgjigje izraelite, tha zyrtari i dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *