Vuçiç në gjurmët e Putinit/ Pas dhunës shtazarake, politikani i opozitës serbe merret i pandehur për nxitje të urrejtjes ndëretnike 

Spread the love

Mjaftoi një shpërndarje në rrjetet sociale e fotos nga nderimet te varri i Adem Jasharit që Nikola Sanduloviç të dhunohet dhe përndiqet nga shërbimi sekret serb dhe policia serbe….

Aleksandër Vuçiç duket se ka filluar të ndjekë gjurmët e Putinit. Ky i fundit po i eliminon të gjithë kundërshtarët dhe të gjithë ata që i kanë dalë nga rreshti, disa kanë pësuar aksidente të mistershme dhe disa të tjerë dergjen burgjeve.

Por në të njëjtën linjë ka filluar të ecë dhe Vuçiç, i cili ka vendosur të mos ndalet vetëm me dhunën ndaj politikanit serb Nikola Sanduloviç. Kjo pasi ai është marrë i pandehur dhe janë ngritur akuza penale ndaj tij.

Mjaftoi një shpërndarje në rrjetet sociale e fotos nga nderimet te varri i Adem Jasharit që Nikola Sanduloviç të dhunohet dhe përndiqet nga shërbimi sekret serb dhe policia serbe.

Ai u rrëmbye dhe u dhunua në mënyrë shtazarake. Për shkak të dhunës, politikani serb ka pësuar paralizë të gjysmës së trupit, teksa po ashtu nuk është i vetëdijshëm. Ai përfundoi në spital, por gjendja duket mjaft e rëndë.

Por sikur të mos mjaftonte dhuna, autoritetet serbe kanë vendosur ta marrin atë të pandehur. Mësohet se nesër në orën 12.00 ai do të dalë para gjykatës së Nishit, ku do të njihet me akuzat e ngritur ndaj tij. Mësohet se Nikola Sanduloviç akuzohet për nxitje të urrejtjes ndëretnike. Një akuzë tejet qesharake.

Politikani serb është ndër të paktët që ka kërkuar falje për krimet në Kosovë dhe ka kërkuar që të dyja vendet t’i japin fund hasmërisë. Mirëpo ky qëndrim tij nuk pëlqehet nga regjimi serb, i cili tani ka filluar dhunën, përndjekjen dhe burgosjen e liderëve opozitarë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *