Mbajti të fshehtë shtatzëninë dhe partnerin, kush është babai i vajzës së Mariza Ikonomit?

Spread the love

Mariza Ikonomi u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja ka mbajtur për 9 muaj sekret lajmin e shtatzënisë.

Natyrisht që pas këtij lajmi, e gjithë vëmendja shkoi për partnerin e këngëtares, që prej vitesh e kishte mbajtur sekret. Blendi Greço është bashkëshorti i Marizës dhe babai i vajzës së saj. Këngëtarja dhe partneri i saj jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe nga Mariza, Blendi nuk është një fytyrë publike, por në profilin e tij në rrjetet sociale shihet pasioni për sportin dhe aventurën. Lidhja e tyre vazhdon prej disa vitesh, duke preferuar që ta mbajnë këtë histori sa më larg vëmendjes mediatike.

Për ata që i njohin, Blendi dhe Mariza janë padyshim një çift shumë simpatik, që e reflektojnë dashurinë që kanë mes njëri-tjetrit. Në daljet e saj publike Mariza muajt e fundit ka qenë më e hapur, duke zbuluar detaje nga kjo histori dashurie.

“Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjëherë gabim. Mua nuk më frikëson, por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka”, shprehej Mariza më herët, teksa tregonte planet për martesë.

Ajo zbuloi se këngën e saj të fundit ia ka dedikuar pikërisht partnerit të saj duke shtuar se ndihe vërtetë e dashuruar dhe e lumtur.

“Në fakt kjo ka qenë një nga këngët që ne ia kemi kushtuar njëri-tjetrit, ose unë ia kam kushtuar atij. Muzika edhe teksti është frymëzuar prej tij. E kemi kënduar shumë shpesh bashkë. Kishte një ‘vibe’ shumë të mirë. Kjo është kënga e parë që unë i kam kushtuar dhe shpresoj që të vazhdoj t’ia kushtoj sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të frymëzohesh nga dashuria. Unë vërtet ndihem e dashuruar dhe e lumtur.”

Sa është plotësuar gjysma e Marizës? “Unë mund të them se jeta ka marrë një kuptim të bukur. Ndihem vërtet shumë mirë. Ditët janë edhe më motivuese dhe më të bukura. Është me të vërtetë një bekim që ta ndiesh veten mirë. Por kur gjen një person kupton që gjithçka ka nisur një kapitull të ri. Është një gjë sublime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *