Deputetët u kontrolluan nga Garda, zbulohet si janë futur flakadanët në Parlament

Spread the love

Sot, mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit, PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024.

Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës edhe kësaj here ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal.

VoxNews ka zbuluar itenerarin që kanë përdorur deputetët e PD, për futjen e flakadanëve në Kuvend. 

Mësohet se edhe pse kontrolli ka qenë i rreptë nga “Garda”, deputetët e PD kanë përdorur parfumet e kolegeve të tyre, Sorina Kotit dhe Albana Vokshit për të futur flakadanët. 

Deputetët u kontrolluan nga Garda, zbulohet si janë futur
Deputetët u kontrolluan nga Garda, zbulohet si janë futur

Kjo duket se i ka shpëtuar gardistëve dhe në këtë mënyrë është bërë e mundur futja e flakadanëve brenda parfumeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *