Aksident në Lezhë, makina përfundon në kanal; tre persona të plagosur

Spread the love

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të Fushë Mamurrasit, ku si pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar e përmbysur në një kanal me ujë.

Tre personat që udhëtonin kanë dalë nga mjeti dhe më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë plagosur 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit“, njoftoi policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *