Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Saraiva del sot sërish para gjykatës

Spread the love

Portugezi Ruben Saraiva del sërish sot para gjykatës së Lezhës, një javë pasi avokati i tij mbrojtës u njoh me dosjen hetimore.

Në dy seancat e para të zhvilluara gjatë këtij muaji, Saraiva ka kërkuar lehtësim mase, pasi sipas tij nuk është i implikuar në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Sipas avokatit të tij mbrojtës, ende nuk ka prova të mjaftueshme që Saraiva të jetë i implikuar në këtë çështje. Ai ka kërkuar masë lehtësuese deri në përfundim të hetimeve nga ana e prokurorisë.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

I bindur se nuk ka lidhje me krimin, 28-vjeçari përmes një kërkesë të avokatit mbrojtjes kërkon lirinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 Prill të vitit të shkuar rreth orës 13:30 brenda lokalit në pronësi të Nikulajt, në Lezhë. Ky i fundit ishte i ulur në një nga tavolinat, kur autori futet brenda dhe e qëllon 7 herë në kokë dhe trup. Arrestimi i Saraivës u bë i mundur rreth një muaj më vonë në Marok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *