Paralajmëron deputeti i Kosovës: Ekstremistët serbë po përgatisin plane për të sulmuar makina me targa RKS në Serbi

Spread the love

Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, iu ka bërë apel qytetarëve të Kosovës që të tregojnë kujdes të veçantë nëse udhëtojnë nëpër Serbi me automjete që mbajnë targa të Republikës së Kosovës (RKS).

Ai ka ngritur shqetësimin për fushatën e grupeve ekstremiste serbe në rrjete sociale, të cilët sipas tij, kanë bërë thirrje për dallimin e shoferëve me origjinë serbe që përdorin targa RKS.

Deputeti thekson se këto grupe po inkurajojnë vendosjen e shenjave të dallueshme, si flamuj apo simbole fetare, për të shmangur sulmet ndaj tyre.

“Nëpër rrjetet sociale serbe, grupet ekstremiste serbe, të indinjuara që automjatet që pritet të hyjnë në Serbi kanë shenja të shtetit të Kosovës, kanë filluar t’i bëjnë thirrje shoferëve kosovarë me origjinë serbe të vendosin shenja dalluese në automjetet e tyre. Si duket, qëllimi i tyre është të sulmojnë automjetet me targa RKS”, shkruan ai.

Ai iu bën thirrje qytetarëve që udhëtojnë duke përdorur targa RKS të tregohen të kujdesshëm duke u bërë thirrje shoferëve të mos ndalen në vendet ku ka grumbullime njerëzish, të shmangin ndalimin e automjetit nga persona të paautorizuar dhe të mos reagojnë në provokime të mundshme pranë rrugëve apo autostradave.

Diçka po ziejnë ekstremistët serbë, prandaj duhet vëmendje e shtuar”, paralajmëron Avdyli.

Vendimi i Qeverisë serbe për të njohur targa RKS u mor pasi serbët që jetojnë në komunat në veri të Kosovës, gjerësisht zëvendësuan me RKS targat KS të lëshuara nga UNMIK-u, por edhe targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë që ishin me akronime serbe për qytetet e Kosovës.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkovic tha Qeveria e Serbisë mori këtë vendim “për të ndihmuar serbët nga Kosova”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *