Nga dasma në qeli, nusja përfundon në pranga për zhvatje dhe rrëmbim

Spread the love

Një grua në Meksikë kaloi ditën e saj të dasmës në një qeli, me pranga pasi u arrestua me dhëndrin pak para fillimit të ceremonisë, pasi akuzohet për zhvatje dhe rrëmbim, ndoshta për llogari të një karteli droge.

Sipas Daily Mail, nusja, e quajtur Nancy N, u arrestua më 22 dhjetor, ditën kur ishte planifikuar të martohej me të dashurin e zemrës Clemente N, i njohur edhe me pseudonimin “Raton”.

Prokurorët publikuan video dhe foto ku shfaqet Nancy N. me fustan dhe e prangosur, e rrethuar nga policia. Gjashtë burra të tjerë u arrestuan atë ditë, ndërsa dhëndri ia doli të arratisej.

Nga dasma në qeli, nusja përfundon në pranga për zhvatje dhe

Të dyshuarit besohet se janë të lidhur me një kartel droge të njohur si La Familia Michoacana, i cili është akuzuar për vrasjen e gjashtë personave me një dron në Meksikën jugore në fillim të janarit.

Sipas autoriteteve, ky krim është pjesë e një “lufte” më të gjerë mes bandave rivale për kontrollin e zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *