Inteligjenca Artificiale, skenari i ri që mund të nisë luftën bërthamore

Spread the love

“Rusia dhe Kina duhet të sigurohen që vetëm njerëzve, dhe asnjëherë inteligjencës artificiale , t’iu jepet kontrolli i armëve bërthamore për të shmangur një skenar të mundshëm të fundit të botës”.

Ky është një parajmërimi i fortë nga zyrtari i lartë amerikan i cili deklaron se Uashingtoni, Londra dhe Parisi kanë rënë dakord të mbajnë kontrollin e plotë njerëzor mbi armët bërthamore, shkruan Reuters.

Zyrtari i kontrollit të armëve të Departamentit të Shtetit, Paul Dean i kërkoi dje Moskës dhe Pekinit të ndiqnin të njëjtën rrugë për të shmangur një aksident që do të ishte katastrofal.

Deklarata alarmante u bë në një konferencë në Vjenë të hënën, ku zyrtarë civilë, ushtarakë dhe teknologjikë nga më shumë se 100 vende u takuan për të diskutuar perspektivën e sistemeve të militarizuara të Inteligjencës Artificiale.

“Ky është momenti Oppenheimer i brezit tonë. Tani është koha për të rënë dakord për rregullat dhe normat ndërkombëtare”, tha ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg.

Gjatë fjalëve të tij hyrëse në Konferencën e Vjenës mbi Sistemet Autonome të Armëve, Schallenberg e përshkroi Inteligjencën Artificiale si përparimin më domethënës në luftë që nga shpikja e barutit.

Inteligjenca artificiale (IA) është duke shumëfishuar kërcënimin për dezinformim në gjithë botën, duke e bërë më të lehtë për secilin që e ka një telefon të mençur dhe pak imagjinatë, që të krijojë material të rremë – por bindës – me qëllim të mashtrimit të votuesve.

Edhe drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman dhe “kumbari i inteligjencës artificiale” Geoffrey Hinton janë disa nga qindra ekspertë të teknologjisë që po paralajmërojnë për kërcënimin që inteligjenca artificiale po paraqet për njerëzimin.

Shkencëtarët dhe drejtuesit e industrisë së teknologjisë kanë lëshuar një paralajmërim të ri në lidhje me kërcënimet ekzistenciale që inteligjenca artificiale (AI) paraqet për njerëzimin.

“Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga AI duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore”, thanë ata në një deklaratë të shkurtër.
Geoffrey Hinton, një shkencëtar i njohur si “kumbari i AI” i cili la punën në Google muajin e kaluar për të shprehur shqetësimet rreth zhvillimit të pakontrolluar të mjeteve të reja të AI, ishte në mesin e qindra njerëzve që nënshkruan një letër për këtë çështje.

Përpos tij, letra u nënshkrua nga Sam Altman, CEO i krijuesit të ChatGPT, OpenAI, Demis Hassabis, CEO i Google DeepMind dhe Dario Amodei, CEO i Anthropic.

Shqetësimet përfshijnë ndër të tjera aftësinë e AI për të nxitur në mënyrë dramatike përhapjen e keqinformatave në internet, nëse do t’i largojë njerëzit plotësisht nga puna dhe nëse dikush do të ishte në gjendje të ndikonte te masa duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ekspertët e përshkruajnë rezikun si “katastrofik” dhe “ekzistencial”, në kuptimin që njerëzimi mund të humbasë aftësinë për t’u vetëqeverisur dhe do të bëhet plotësisht i varur nga makineritë.

Vendet në mbarë botën po përpiqen të nxjerrin rregullore për teknologjinë në zhvillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *