Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet ‘90

Spread the love

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet
STUDENTË NË FILLIM TË VITEVE ’90

8 dhjetori i vitit 1990 do të shënonte një moment historik për Shqipërinë, ku një grup studentësh dhe pedagogësh të Universitetit të Tiranës, banorë të Qytetit Studenti, akademikë dhe intelektualë, vendosën kthesën historike, e cila sot njihet si Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit që shënoi rënien e sistemit komunist.

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet

Nëse ti që e lexon këtë shkrim je student, të prezantojmë me moshatarët e tu, pjesëtarë të lëvizjes studentore të 90-ës. A ke parë realisht kaq shumë shqiptarë të lumtur të mbledhur në shesh? Jo. Sepse atëherë demonstratat nuk bëheshin me autobusë dhe detyrim, por me shpirt. Këta të rinj protestuan me ditë të tëra kundër regjimit diktatorial dhe ishin faktorë të rëndësishëm në rrëzimin e komunizmit. Dhe siç e dalloni, atëherë kishin flokë, shumë flokë.

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet

Këto momente janë kapur nga aparati i fotografit të shquar Gani Xhengo, i cili u bë i njohur me fotot që shkrepi gjatë eksodit të vitit 1990. Ato janë pjesë e albumit të tij “Rilindje, Shqipëria në vitet ‘90”.

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet

Në parathënien e albumit, shkrimtari Ismail Kadare shkruan:

“Ky album është një përpjekje për të dhënë lëvizjen e një populli në çastin e këputjes së zinxhirëve të skllavërisë. Fytyra e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në këtë album është e vërtetë (autentike) as me ngjyrime rozë, ose me errësim të keq (me dashje). 

Një nga ju mund të jetë kjo vajza e vogël e cila ngre dy gishtat lart në 22 mars të vitit 1992, kur elektorati shqiptar voton me shumicë absolute Partinë Demokratike. Ishin zgjedhjet më të rëndësishme të asaj kohe, sepse i dhanë zyrtarisht dritë jeshile pluralizmit dhe mbyllën një kapitull të errët të komunizmit.

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet

Sapo u hapën kufijtë dhe në kulmin e një krize ekonomike me qindra mijëra shqiptarë u dyndën me çdo lloj mjeti të largoheshin nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Por këta djem fatkeqësisht u kthyen mbrapsht nga Italia. Fytyrat e tyre të dëshpëruara tregojnë gjithçka për dhimbjen që ata ndjenë kur sakrifica një hap larg vdekjes shkoi kot. Gjithsesi, një pjesë e madhe e tyre provuan sërish dhe ia dolën të largoheshin nga Shqipëria në forma të tjera. Ndoshta një prej tyre në këtë foto është babai juaj.

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet

Paralelisht  me pluralizmin, eksodet, në Shqipëri kishte nisur të gëlonte dhe një jetë e pasur artistike. Për 50 vjet shqiptarëve u ishte diktuar nga Byroja se çfarë muzike duhet të dëgjonin, se çfarë veshjesh duhet të vishnin, se çfarë pije duhet të konsumonin. Tashmë të gjithë të rinjtë ishin të etur për të mirëpritur çdo lloj trendi botëror në muzikë e modë.

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet

Ja këtu është një grup gjimnazistësh që po interpretojnë një pjesë techno-pop, një rrymë e famshme e asaj kohe. Kryesisht atëherë këto grupe kërcenin këngë si “No Limits” nga 2Unlimited apo këngë të “Dr Alban”, “I’ve got the Power” nga SNAP etj.

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet

Ky është një grup të rinjsh që po mbajnë një koncert në shkallët e Universitetit Politeknik (Sheshi Nënë Tereza). Nëse ju mund të identifikoni ndonjë prej tyre si këngëtar të momentit na thoni, por ne e dimë që në ato vite u krijuan shumë grupe rroku që merrnin kryesisht frymëzimin nga Beatles, Rolling Stones, Deep Purple e pak më vonë nga Nirvana e deri nga grupe Heavy Metal si Megadeth apo Sepultura.

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet

Shumë prej kompanive që sot sundojnë tregun shqiptar e kanë nisur nga kioska apo shitje në treg të madh. Ja për shembull këto elektro-shtëpiake nga marka Ariston shiteshin në këtë formë në treg shumice, ku përkrah shiteshin cigare, pije dhe produkte të tjera.

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet

Ndoshta këtu nuk e kuptojmë, por disa nga ata njerëz që rrinin atje si shitës, sot mund të jenë disa nga sipërmarrësit më të fuqishëm në treg.

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet

Këtu kemi edhe fillimin e kioskave. Njerëzit atëherë ishin të etur për gjithçka; pijet e gazuara na dukeshin një mrekulli, akulloret ishin një përrallë për të gjithë ata që deri në atë periudhë i shijonin vetëm nga reklamat e televizorit. Gjithçka që vinte nga jashtë ishte e mirë, kur merr parasysh që në fund të viteve 80-të një shishe Coca-Cola pasi konsumohej, kthehej në orendi zbukurimi.

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet

Disco-t ishin një tjetër fenomen në fillim të viteve 90-të. Disco “Albania” ku sot është lulishtja prapa Teatrit të Operas dhe Baletit është një ndër diskot e para të hapura në Tiranë. Të tjera disko të famshme të asaj kohe ishin disko “Reflexion” (përbri Akademisë së Arteve), disko “Meteori” dhe “Fantastik” tek ish-Cirku, “Enigma” tek gjimnazi “Partizani”, disko “Lux” në Pallatin e Kulturës etj. Mund të mos ju besohet, por këtu ishin edhe fillimet e kërcimit “ngjitur”, ku vajza i vendos të dy duart tek shpatullat e djalit dhe ai ja vendos ne bel. 

Atëherë nuk kërcehej vetëm muzika më e fundit, por duke qënë se kishin qenë të privuar nga shumëllojshmëria muzikore përpara ardhjes së demokracisë, në pistë kërcehej çdo muzikë, që nga rock n’roll e viteve 50-të deri tek “Heavy Metal”. Në atë kohë diskot hapeshin që në orën 11 paradite dhe shumë gjimnazistë ose braktisnin orët e mësimit ose menjëherë pas shkolle shkonin kërcenin dhe konsumonin pije alkoolike.

Foto të rralla të të rinjve shqiptarë në vitet

Dhe për ta mbyllur kjo që shihni quhej pista “Iliria” në plazhin e Durrësit. Një nga pistat më interesante të atyre viteve ku njerëzit kalonin darkat nën tingujt e muzikës. Këtu janë zhvilluar edhe spektakle të famshme televizive nga regjisorja Vera Grabocka.

Albumi “Rilindje, Shqipëria e viteve ’90” nga fotografi Gani Xhengo përmban 250 foto dhe ju duhet ta blini sepse mbani një pjesë të historisë në shtëpinë tuaj, ose është një ide perfekte për dhuratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *