Dhunimi për vdekje i çiftit të moshuarve në Dropull, deputeti i PD: Të zbulohen kriminelët

Spread the love

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar të zbardhet krimi i rëndë në Dropull ku u dhunuan për vdekje çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia.

Deputeti Shehu thekson se ky krim i rëndë është jashtë logjikës njerëzore dhe se policia duhet të zbardhë ngjarjen

“Një krim i shëmtuar në Bodrisht të Dropullit. Vritet në banesën e tyre barbarisht një çift i moshuar.

Krim tejet i rëndë, jashtë logjikës njerëzore ky. Nxis e kërkoj nga Policia e Shtetit, Prokuroria, organet e tjera të sektorit të bëjnë të gjitha përpjekjet në zbulimin e kriminelëve. Ndoshta do të ishte e arsyeshme vendosja edhe e një çmimi prej tyre për çdo informacion të vlefshëm.

Kriminelet duhen arrestuar e dënuar, qoftë dhe për të rivendosur qetësinë në atëe komunitet vlerash”, shkruan Tritan Shehu.

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, përkatësisht 84-vjeç dhe 88 vjeçe, u gjetën të pajetë nga fqinjët në banesën e tyre në fshatin Bodrisht rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm (02 maj).

Në trupin e viktimave janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *